×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ky avioni ku jam unë ka një orë që rri në qiell” – Avioni i nisur drejt Tiranës ngel pezull në ajër

    Insajderi
    19 January 2023 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moti i keq që ka goditur Shqipërinë ka shkaktuar probleme dhe në aeroportin e Rinas.

    Bëhet me dije se avioni i linës Romë-Tiranë i cili duhet të ulej në orën 09:55 është ende në qiell pasi nuk bën dot uljen në Rinas.

    Gazetarja e Ora News që ndodhet në avion bën me dije se avioni do të tentojë edhe njëherë të bëjë uljen, në rast të kundërt do të ulet në Bari.

    “Ky avioni ku jam dhe unë ka një orë që rri në qiell… duhet te ulej në 9.55. Tani që shkruaj është ora 11:05. Thonë se moti i keq nuk po i lejon uljen. Do të presin dhe 15 minuta e do të tentojnë përsëri për të zbritur në Rinas. Ndryshe do të ulet në Bari. U tha fillimisht për Shkup, pastaj e ndryshuan. Avioni është plot. Ka dhe fëmijë e të moshuar,” shkruan ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark