Ky do të jetë mbreti i ri i Danimarkës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky do të jetë mbreti i ri i Danimarkës

    Insajderi
    14 January 2024 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Danimarka hyri në një epokë të re pasi mbreti Frederik X mori fronin pas tërheqjes së nënës së tij Mbretëreshës Margrethe II.

    Margrethe ishte monarkja e vetme që kishin njohur ndonjëherë. Por tërheqja e saj, pas më shumë se pesë dekadash në fron, i hapi rrugën djalit të saj, ish Princit të Kurorës Frederik, për ta trashëguar atë, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.

    Dorëzimi u bë në një takim kabineti në Pallatin Christiansborg në Kopenhagë, kur Margrethe nënshkroi një deklaratë për abdikimin e saj, duke ia transferuar zyrtarisht kurorën Frederikut, sipas Korporatës Daneze të Transmetimeve (DR).

    Mbreti i ri dhe gruaja e tij me origjinë australiane pritet të dalin së shpejti në ballkonin e pallatit, të cilëve iu bashkua kryeministrja daneze Mette Frederiksen, e cila do të shpallë publikisht pranimin e Mbretit – një traditë e vendosur që nga 1849-a me Kushtetutë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark