Më në fund është bindur Elvis Rexhbecaj do të jetë futbollisti më i ri i Dardanëve.
Në prezantimin e përzgjedhësit të ri Franc Foda, gjermani u pyet për mesfushorin kosovar që luan te Augsburgu në elitën e futbollit gjerman.
“Po e njoh Elvis Rexhbecajn dhe e kam parë duke luajtur te Augsburgu. Do të shkoj ta vizitojë dhe ta ftoj që të na bashkohet”, deklaroi shkurtimisht Foda.
Në atë moment ndërhyu edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i cili dha një lajm të madh sa i përket Rexhbeçajt.
“Ka vite që e kemi ftuar dhe tani jemi në fazën finale ku lojtari do të pajiset me pasaportë dhe do të na bashkohet në ndeshjet e ardhshme”, ka deklaruar Agim Ademi.