
Një 19 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në mesditë në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit.
Gazeta Insajderi ka mësuar se viktima është Alton Krasniqi.
Insajderi ka arritur të konfirmon nga Policia e Kosovës se bëhet fjal për një të ri i moshës 19 vjeçare
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00.
“Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit” ka thënë zëdhënësi i policisë, Agron Borovci për Insajderin.
Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, Skender Rudari ka njoftuar se një nxënës i kësaj shkolle ka vdekur.
Ai tha se Alton Krasniqi, nxënës i klasës së 12-të ishte një nxënës i urtë dhe i zgjuar.
Mes tjerash, Rudari në emër të tij dhe stafit të shkollës ku punon, i shprehu ngushëllime familjes Krasniqi për këtë rast.
“Altonin do ta kujtojmë përher si një nxënës të zgjuar, e të urtë dhe i dashur për të gjithë. Ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle në Facebook.