Ky është 23-vjeçari që vdiq mbrëmë në një aksident në Shkup - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 23-vjeçari që vdiq mbrëmë në një aksident në Shkup

    Insajderi
    30 May 2022 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    23-vjeçari, Herolind Çitaku nga Podujeva ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen drejt Shkupit.

    23-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore Shkup.

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30.

    Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

    Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojnë me kohë, për shkak që ende nuk dihet se kur do të përfundojë obduksioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark