Ky është 24-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në vendin e punës në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 24-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në vendin e punës në Itali

    Insajderi
    06 May 2025 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 24 vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën sot në Milano të Italisë. Sipas raportimeve nga mediat italiane, viktima thuhet se humbi jetën pasi ra nga një skele ndërtimi me lartësi rreth 20 metra, transmeton Insajderi.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bassini, në zonën “Citta Studi”.

    Viktima është Endrit Ademi.

    Insajderi sjell foton e të ndjerit.

    Sipas informacioneve nga RaiNews.it, i riu ishte duke punuar për një kompani ndërtimi në rikonstruksionin e një ballkoni në katin e katërt të një ndërtese, dhe në rrethana ende të paqarta është rrëzuar.

    Në vendngjarje ndodhen autoritetet e policisë lokale, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark