×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 25 vjeçari që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren

    Insajderi
    24 November 2024 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren gjatë rinovimit të një ndërtese, pasi një mjet metali i ra në kokë, është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës.

    Në postimin e publikuar në Facebook nga faqja e fshatit, thuhet se njoftimi për kohën e varrimit do të jepet më pas.

    “Të dashur banorë të fshatit Vragoli me shumë dhimbje ju njoftojmë se ka ndërruar jetë tragjikisht në moshen 25 vjeçare Arbër Gërguri. Allahu e mëshiroftë Arbërin. Ngushllime familjes Gërguri,  jemi me ju në këto çaste të vështira për ju. Për varimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë”, shkruan në postimin e faqes “Vragolia”.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    “Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, tha ai në një përgjigje me shkrim.

    “Policia në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin”, tha Bytyqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark