Ky është 26 vjeçari që u gjet i vdekur, është djali i dëshmorit nga Suhareka - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është 26 vjeçari që u gjet i vdekur, është djali i dëshmorit nga Suhareka

    Insajderi
    02 May 2022 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës ka vdekur. Pranë shtëpisë së tij është gjetur edhe një armë AK – 47.

    Viktima është Faton Haxhaj, i biri i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    “Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka deklaruar Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark