Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën, ku djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, Klajdi Prendi, i cili u ekzekutua në mesnatë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.
28-vjeçari lëvizte me një makinë G Class dhe në momentin kur u qëllua ka qenë duke hipur në makinë.
I riu u ekzekutua me armë me silenciator.
Po kush është Fran Prendi?
Fran Prendi, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme.
Në nëntor 2020, ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.
Firmën e tij si kryesues e mbajnë dhjetëra vendime gjyqësore, mes të cilave ai ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij në vitin 2018, si edhe ndaj Salvatore Lettizias, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.
Klajdi Prendi, humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve.