Ky është 31-vjeçari që dyshohet se sulmoi gjinekologun Afrim Veliu në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 31-vjeçari që dyshohet se sulmoi gjinekologun Afrim Veliu në Prishtinë

    Insajderi
    28 May 2025 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik dhe kanosje ndaj një gjinekologu në Prishtinë, në një rast që ka alarmuar edhe njësitë për trajtimin e mjeteve shpërthyese.

    Sinjali raporton se bëhet fjalë për Burhan Mavriqin, 31-vjeçar nga Fushë Kosova, i cili dyshohet se më 25 maj 2025, së bashku me një bashkëpjesëmarrës tjetër ende të paidentifikuar, ka sulmuar fizikisht gjinekologun Afrim Veliu para ordinancës së tij private në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

    Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa rasti është duke u trajtuar si “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, në rrethana që mund të përshkallëzohen në hetim të zgjeruar për rrezikim të sigurisë publike.

    Hetimet janë në vazhdim, ndërsa burimet e Sigurisë bëjnë me dije se është në kërkim edhe bashkëpjesëmarrësi i dytë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark