Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin në Vogovë të Gjakovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin në Vogovë të Gjakovës

    Insajderi
    27 April 2025 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre kanë mbetur të lënduar.

    Media ka mësuar se viktima është Musli Pavdeja, 31-vjeçar nga fshati Krum i Shqipërisë.

    Viktima dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin pasi ka humbur kontrollin mbi automjet.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi I Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

     “Si pasojë e aksidentit, një person, mashkull dhe shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.”

    Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark