Ky është 38 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky është 38 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

    Insajderi
    02 January 2024 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 38-vjeçar shqiptari humbi jetën gjatë orëve të para të kësaj të marteje në periferi të Kremones në Itali.

    Sipas mediave italiane, viktima është Erion Bali, banues në Gadesco Pieve Delmona, menaxher i një prej restoranteve italiane.

    Përplasja ndodhi në rrethrrotullimin e San Felice. Makina e drejtuar nga 38-vjeçari, tip ”Volkswagen Golf”, e cila po shkonte drejt Gadesco-s, i ka dalë jashtë kontrolli, është përplasur me një tabelë dhe më pas me bordurën e rrugës.

    Një nga hipotezat e aksidentit është ajo e gjumit.

    Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për shumë orë në përpjekje për të nxjerrë nga makina 38-vjeçarin.

    Në vlerësimet e para të bëra nga personat me uniformë duket se humbja e kontrollit të makinës ka nisur rreth njëqind metra para rrethrrotullimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark