Ky është 40 vjeçari që vdiq tragjikisht në një aksident në rrugën Prizren-Suharekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 40 vjeçari që vdiq tragjikisht në një aksident në rrugën Prizren-Suharekë

    Insajderi
    15 August 2024 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prizren-Suharekë ku humbi jetën një person.

    Mediat lokale të Suharekës kanë njoftuar se bëhet fjalë për Adem Mehmet Qamaj.

    Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë.

    Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore.

    “Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark