
Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me vdekjen e një 44-vjeçari në vendin e punës në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj të martën.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se tashmë i ndjeri është gjendur I shtrirë në vendin e rrugës, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij, shkruan Insajderi.
“Rreth orës 16:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte probleme shëndetësore dhe gjendej i shtrirë në vendin e punës në rrugën ,,17 Shkurti” në Skenderaj. Është njoftuar emergjenca mjekësore dhe në vendin e ngjarjes kishte shkuar një ekip mjekësore dhe njësitë policore. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e personit në vendin e ngjarjes. Personi pa shenja jete është i moshës 44 vjeçare”, thuhet në njoftim.
Bëhet fjalë për Robert Veliun, 44-vjeçarin që u gjet i vdekur sot në vendin e punës.
Policia ka bërë të ditur se rasti është në hetime.