Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan

    Insajderi
    22 June 2025 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shalë të Lipjanit, ku dyshohet se viktima ishte rrokullisur me motoçikletë në oborrin e shtëpisë së tij.

    Mediat kanë raportuar se viktima është 48-vjeçari Blerim Mejzinolli.

    Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë“, njoftoi Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark