Ky është i akuzuari për vrasjen e 116 shqiptarëve në Studime të Vushtrrisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i akuzuari për vrasjen e 116 shqiptarëve në Studime të Vushtrrisë

    Insajderi
    20 April 2017 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afër dy dekadave pas masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku u vranë 116 shqiptarë, prokurorët e EULEX-it kanë ngritur aktakuzë ndaj një ish-rezervisti serb të Policisë së Vushtrrisë, Zoran Vukotic, që dyshohet se mori pjesë në këtë krim.

    Zoran Vukotic, i lindur në vitin 1970, figuron si i kërkuar në faqen e INTERPOL-it për krime ndaj popullatës civile.

    Vukotic është i akuzuari i vetëm deri tash për këtë masakër, ndërsa është arrestuar vitin e kaluar në Mal të Zi dhe i ekstraduar në Kosovë.

    Po ashtu, akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin dhe trajtimin çnjerëzor të shqiptarëve në Burgun e Smrekonicës. Ky burg ishte shndërruar në një kamp përqendrimi për shqiptarët e arrestuar gjatë luftës.

    Vrasja e 116 cilëve shqiptarë më 2 maj 1999 kishte ndodhur kur ata kishin zbritur në fshat për të gjetur ushqim. Atyre u kishin mbaruar të gjitha rezervat që kishin në malet ngjitur me Shalën e Bajgorës. Kërkimi i ushqimit për këto viktima, ishte shndërruar në njërën prej masakrave më të llahtarshme që kishin kryer forcat serbe./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark