×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është bashkëpunëtori i arrestuar i “Bio Mulakut”

    Insajderi
    18 July 2024 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ditë më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar Nazmi Mulakun për shkak të mashtrimeve që kryente përmes biznesit të tij “Bio Mulaku”, duke pretenduar se shëronte sëmundje të ndryshme. Përveç tij në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se bëhet fjalë për Përparim Ibishin.

    Dyshja po dyshohen se përmes këtij biznesin në Vushtrri kanë kryer dy vepra penale; mashtrim dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësorë ose farmaceutike.

    Nazmi Mulaku, i njohur në “TikTok” si Bio Mulaku, publikonte në vazhdimësi video, përmes të cilave pretendonte se po shëronte disa sëmundje, si depresioni etj. Në disa video, ai shihet duke keqtrajtuar edhe disa qytetarë.

    Ndërkohë sot, Prokuroria Themelore në Mitrovicë u ka kërkuar të dëmtuarve të paraqiten në Polici.

    “Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga Nazmi Mulaku (Bio Mulaku dhe P.I.), të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftim.

    Njëri nga qytetarët, i cili ka rënë pre e mashtrimeve të ‘Bio Mulakut’, ka rrëfyer dje ekskluzivisht për Insajderin se si u mashtrua nga ai.

    Në atë çfarë thotë ai për Insajderin, ankuesi thotë se për një seancë ia kishte kërkuar 400 euro kur e kishte kontaktuar me numër kontaktues nga një shtet i huaj. Më pas, kur e ka kontaktuar me numër të Kosovës, ia ka ndryshuar shumën për 300 euro.

    Më pas, ankuesi tregon për Insajderin se si më pas ai ia kishte dërguar disa video të tij, por që s’i kishin ndihmuar fare qytetarit.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark