Ky është biznesmeni dhe barnatorja nga ku u kapen barna të kontrabanduara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është biznesmeni dhe barnatorja nga ku u kapen barna të kontrabanduara

    Insajderi
    12 September 2025 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot një aksion në Ferizaj, pas pranimit të informatave nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola të Republikës së Kosovës.

    Aksioni është zhvilluar në dy barnatore dhe dy banesa private, ku gjatë kontrollit është zbuluar një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga vende të ndryshme.

    Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për barnatore Dafina ndërsa pronar është Fatmir Idrizi.

    Sipas njoftimit të Doganës, këto barna ishin të strehuara në kushte të papërshtatshme për ruajtje, duke paraqitur rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe, me urdhër të Prokurorit, është duke u intervistuar pronari i barnatoreve nga zyrtarët e Hetuesisë së Doganës së Kosovës.

    Aksion i Doganës: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private - Insajderi - DOGANA 1 477x360 1


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark