Ky është biznesmeni i arrestuar për vdekjen e dy punëtorëve në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është biznesmeni i arrestuar për vdekjen e dy punëtorëve në Gjakovë

    Insajderi
    21 July 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy punëtorë kanë humbur jetën sot në vendin e punës në Gjakovë, teksa ishin duke punuar në lartësi.

    Lidhur me rastin, Policia ka ndaluar dy persona: biznesmenin Xheladin Pozhegu dhe një tjetër afarist.

    Të dyshuarve, Prokuroria Themelore në Gjakovë u ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

    “Gjakovë, 21 korrik 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik se më datë 21.07.2025 është informuar nga Policia e Kosovës për një incident tragjik të ndodhur në një vendpunim, ku si pasojë kanë humbur jetën dy (2) punëtorë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    “Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori, prokurori kujdestar, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe Inspektorati i Punës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, vijon më tej njoftimi.

    Prokuroria ka njoftuar se ndaj të dyshuarve pritet të kërkohet edhe masa e paraburgimit.
    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark