×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ky është biznesmeni nga Deçani që po akuzohet nga Prokuroria për shpërlarjen e 1.6 milionë eurove

    Insajderi
    13 October 2022 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpërlarje e parave të dyshimta duke blerë prona, organizim i lojërave të fatit e shmangie nga tatimi janë veprat penale me të cilat është ngarkuar biznesmeni nga Deçani, Skender Fetaj. Gazeta Insajderi ju sjell detaje të akuzës së ngritur nga Prokuroria në janar të 2021 ndaj pronarit të kompanisë së lojërave të fatit, “EGKT II”.

    Skender Fetaj akuzohet se për katër vite radhazi përmes biznesit të tij “EGKT II”, i cili ndodhet në Pejë, ka organizuar në mënyrë të jashtëligjshme lojëra të fatit.

    Sipas prokurorisë, ai ka ndërhyrë në numërator mekanik dhe elektronik, që të mos ua paguajë lojtarëve 80% nga pagesat e realizuara.

    “Gjatë periudhës kohore 01.04.2015 deri në me datën 21.03.2019, përmes biznesit ” EGKT II” Sh.p.k, me seli në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-80 për lojërat e fatit duke organizuar lojëra të fatit pa lejen e organit kompetente shtetëror, në atë mënyrë që duke ndërhyrë në numeratoret mekanik dhe elektronik të automateve i ka dizajnuar dhe adaptuar në atë mënyrë, që me numrin total të kombinimeve, të mos na paguaj lojtarëve tetëdhjetë për qind (80) % nga vlera e pagesave të bëra e të realizuara përmes shënimeve të hyrjeve-daljeve nëpërmjet treguesit mekanik, për të cilin nuk posedonte leje përkatëse nga organi kompetent”, thuhet në dosjen që e ka siguruar Insajderi.

    Përveç bixhozit të paligjshëm, biznesmeni Fetaj akuzohet se ka kryer edhe shmangie tatimore.

    Vlera e dëmit vlerësohet të jetë mbi 47 mijë euro.

    “…I pandehuri lartcekur, me qëllim të fshehjes apo shmangies pjesërisht apo tërësisht të pagesës së tatimit, që parashihet sipas Ligjit per Administratën Tatimore dhe Procedurat (Ligji Nr.03/L-222), të sanksionuar sipas nenit 63 par.1, duke dhënë shënime të pavërteta lidhur me të ardhurat e bizneseve të tij “ECKT IL” Sh.pk, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore, e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës me shumën e përgjithshme 47,051.00 euro, në emër të biznesit të lartcekur”, thuhet në aktakuzë.

    Pos tjerash pronari i  “EGKT II”, akuzohet se ka arritur të shpërlajë mbi 1.6 milionë euro.

    “I pandehuri ka kryer shpëlarje të parave shumën prej mbi 1 milion euro, në emër të subjektit ” EGKT II” Sh.pk, dhe me këtë ka fshehur ose maskuar natyrën e vërtetë, burimin, vendndodhjen, sistemimin, lëvizjen, dhe të drejtat në lidhje me pronësinë e kësaj pasurie, apo në çfarëdo rrethanash, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore, duke e fshehur shumën e përgjithshme 1,610,700.00 euro për biznesin e lartcekur”.

    Të premten e 7 tetor ka dështuar të mbahet seanca ndaj Skender Fetajt dhe të tjerëve që po dyshohen për shmangie nga tatimi dhe shpërlarje të parave rreth 10 milionë euro.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark