Ky është burri që dyshohet se vrau dy persona sot në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është burri që dyshohet se vrau dy persona sot në Gjilan

    Insajderi
    10 August 2025 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tragjedi e rëndë ndodhi sot në orën 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku brenda një kafeneje dy persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Kjo ngjarje u konfirmua për Insajderin nga Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, i cili njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë dhe Prokurori i Shtetit.

    Burime të Insajderit bëjnë me dije se i dyshuari për vrasje është Mefail Shkodra, i cili për momentin ndodhet në arrati.

    “Ju njoftoj se sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan, rruga ‘Ibrahim Rugova’. Në këtë rast, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet që edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan. I dyshuari për rastin është një mashkull, shtetas i Kosovës, i njohur për Policinë, i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe Prokurori i Shtetit. Policia e Kosovës, Njësitë e Hetimeve Rajonale në bashkëpunim me Prokurorinë po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, deklaroi Hashani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark