Ky është çifti dhe vajza 3-muajshe që u përplasën nga “G-Class” në mes të Tiranës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është çifti dhe vajza 3-muajshe që u përplasën nga “G-Class” në mes të Tiranës

    Insajderi
    09 May 2022 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ndodhi një ditë më parë në Tiranë në rrugën e “Kavajës” ku mjeti “Benz G-Class” i drejtuar nga Ajas Sulejmani, përplasi çiftin Arjan dhe Vilma Konomi dhe vajzën e tyre 3 muajshe ndërsa po kalonin në vijat e bardha.

    Çifti Konomi ka qenë duke shijuar fundjavën me vajzën e tyre e cila prej 3 muajsh kishte ardhur si dhurata më e madhe e tyre, pasi ata kishin 20 vite të martuar me njëri-tjetrin.

    Ka qenë kushëriri i Arjanit i cili ka postuar foton e çiftit sëbashku me vajzën e tyre në karrocë duke shëtitur në rrugët e Tiranës.

    “Një familje si duhet të jenë gjithë familjet shqiptare në punë të vetë dhe me gëzimin e jetës së tyre vajzën vetëm 3 muajshe, Arjani kushëriri im që pësoi një aksident të tmerrshëm. Lutemi për të dhe Vilmën të rikuperohen shpejt. Duhet të ndërgjegjësohemi, një ditë do na vijë radha”, shkruan ai në Instagram.

    Kujtojmë që vajza është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që bashkëshortët ndodhen ende në spital nën trajtimin e mjekëve, për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë si pasojë e përplasjes nga makina “G-Class”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark