Për t’ju shmangur profileve të emisioneve në studio, për të sjellë dinamikë dhe copëza jete e histori të ndryshme, gazetarja Vjosa Beqiri ka ideuar një emision që ajo konsideron se i mungon mediumit të vetëm publik në vend.
“Emisioni “Personazh”, do të jetë një emision informativ, me ngjarje dhe ndodhi të bujshme, intervista ekskluzive me personalitete që kanë histori të veçantë, pra që kanë gjithmonë diçka për të na treguar apo për të na surprizuar, pra që audienca jonë të njihet nga afër me ta, rrefimet e këtyre personaliteteve do t’i prekim nga afër dhe fare në fund t’i vizuelizojmë në ekranin e RTK-së” është shprehur mes tjerash Vjosa
Ajo çfarë do ta bëjë më të veçantë kësaj here këtë format është lokacioni ku do të realizohen intervistat, e që do të jenë vendet ku kanë ndodhur ngjarjet me rëndësi në jetën e personazheve që do të intervistohen, vendbanimet e tyre, rrugët e sheshet.