Laumbardh Salihu është fituesi i çmimit të madh të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova 2.
Fituesi do të marr çmimin prej 144 mijë euro.
Banorët që preken finalen janë: Edona James, Blerando, Lumbardh Salihu dhe Shqipe Hysenaj.
Dy finalistët e parë që u eleminuan janë: Edona dhe Shqipja.
Ata kanë kaluar 105 ditë qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Mbrëmjen e sotme, secili nga finalistët u surprizua nga familjarë të tyre dhe me dhurata të veçanta nga Vëllai i Madh.
Të gjithë banorët dhuruan spektakël e përcollën shumë emocione përmes ekranit.
Banorët e kësaj shtëpie shkaktuan edhe shumë debate e situata të tensinuara.
Po ashtu, u dhanë shumë deklarata bombastike, të cilat përherë bëheshin virale nëpër rrjete sociale.
Mbi të gjitha u krijuan edhe miqësi shumë të mira e të forta, të cilat me siguri do të vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë.