
Kombëtarja e Kosovës është nikoqir i Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
“Dardanët” nën urdhrat e Franco Fodas kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas asaj befasie ndaj Suedisë, ndërsa tekniku gjerman ka vendosur t’i qëndrojë besnik formacionit të njëjtë.
Foda i ka lënë në stol dyshen Milot Rashica e Edon Zhegrova që munguan në muajin e kaluar, ku i tërë formacioni është i njëjtë përpos që ardhja e fundit, Albian Hajdari e zëvendëson të lënduarin Lumbardh Dellova.
Formacioni i Kosovës duket kështu: Muric; Vojvoda, Krasniqi, Hajdari, Aliti, Gallapeni; Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija; Muriqi, Rrahmani.
Ndërkohë, Sllovenia ka vendosur të luajë me këtë formacion: Oblak; Brekalo, Bijol, Drkusic, Karnicnik; Seslar, Cerin, Elsnik, Stojanovic; Gradisar, Sesko.
Përballja e zjarrtë do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.