Ky është hajni i Prizrenit i arrestuar për katër vjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është hajni i Prizrenit i arrestuar për katër vjedhje

    Insajderi
    07 March 2025 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia sot ka arrestuar një person të kërkuar, recidivist i plot veprave penale. 45-vjeçari u prangos në orët e mëngjesit dhe u dërgua në burg, për ta vuajtur dënimin.

    Policia e konfirmoi arrestimin e të dënuarit për veprat penale vjedhje dhe vjedhje e rëndë.Personi që kërkohej në bazë të katër urdhëresave të gjykatës është Bashkim Qunaj.

    Sinjali ka raportuar se Qunaj është recidivist i plot veprave penale, kryesisht vjedhje – që i ka kryer në periudha të ndryshme, për katër prej të cilave është shpallur fajtor.

    Dy nga urdhëresat lidhen me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, për çka është dënuar në njërin rast me 1 vit burgim dhe në rastin tjetër me 15 ditë burgim.

    Ndërsa për vjedhje, ndaj Qunajt, ishin shqiptuar dënimet me 5 muaj burgim dhe me 10 ditë burgim, rastë këto për të cilat është shpallur fajtor në dy vitet e fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark