×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është heroi i ngjarjes tek sheshi “Skëndërbej” – parandaloi tragjedinë

    Insajderi
    25 April 2021 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klodiani 22-vjeçar nga Tirana, është i riu që bëri ndërhyrjen heroike të denjë për filma aksion.

    Ai tregon për mediat se dyshoi për sulm terrorist. Pasi një makinë çau kordonët rrethuese të sheshit “Skëndërbej” dhe ka nisur të bëjë manovra të rrezikshme përgjatë hapësirës së saj.

    Falë ndërhyrjes së menjëhershme të qytetarëve, mes tyre dhe Klodianin, ai është neutralizuar dhe ky incident ka përfunduar pa pasoja të rënda.

    “Jemi për diçka tjetër këtu. Jam 22 vjeç, quhem Klodian nga Tirana ndihem mirë që spat lëndime të mëtejshme, spat diçka më të madhe. Erdhi një makinë e aksidentuar në drejtim të njerëzve, m’u duk si akt terrorist. U frikësuam, ai u vërsul drejt turmës së njerëzve, pasi u ndalua makina u afruam. Ai ndaloi në mes të sheshit, sepse kishte tendat përpara, ktheu makinën, i erdhën disa persona, por nuk e ndalën dot, u vërsul përballë njerëzve. Ai nuk e di ç’po mendonte po mu duke rrezikshme mënyra se si reagova. Jam marrë të gjithë jetën me stërvitjeje. Pasi e neutralizova, ishin qytetarë që e mbajtën dhe hapën dyert, sepse isha ende në xham. Kjo zgjati 1 2 sekonda, ai nuk foli sepse nuk ishte në gjendje pas goditjes që mori”, u shpreh 22-vjeçari”, i tha mes të tjerash Klodiani mikronofit të News 24.

    Burime bëjnë me dije se personi që ishte në drejtimin e mjetit është shtetasi Nertil Qazimi, i cili dyshohet se ka qenë i droguar në momentin kur ka hyrë me makinë në shesh. Atij i janë gjetur me vete disa doza me kanabis, ndërkohë që më herët kishte përplasur disa makina të tjera, që ishin në zonën rreth sheshit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark