Ky është i arrestuari i pestë për plantacionin e drogës në Dumnicë të Podujevës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i arrestuari i pestë për plantacionin e drogës në Dumnicë të Podujevës

    Insajderi
    21 September 2025 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion i madh policor është zhvilluar në Dumnicë të Podujevës, ku është zbuluar dhe asgjësuar një parcelë e tërë e mbjellë me bimë narkotike.

    Sinjali raporton me burime se në fshatin Dumnicë e Poshtme, rruga “Bajram Metolli”, në pronën e të dyshuarve Mehdi dhe Dardan Behrami, Policia ka zbuluar një sipërfaqe rreth 1 hektar të mbjellë me misër dhe kanabis.

    Pas dy ditësh veprime në terren, më 21 shtator 2025, hetuesit kanë përfunduar ekzaminimin e parcelës dhe kanë bërë asgjësimin e gjithsej 3,490 bimëve narkotike.

    Në vendngjarje janë arrestuar fillimisht katër persona: Mehdi Behrami, Dardan Behrami, Xhemajl Xhafa, Klevis Salianji, këta dy të fundit shtetas të Shqipërisë.

    Ndërsa gjatë zhvillimit të operacionit është arrestuar edhe i dyshuari i pestë, Endri Haxhiaj, po ashtu shtetas i Shqipërisë.

    Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Themelore – Departamenti i Krimeve të Rënda, ndërsa njësitë policore kanë bastisur edhe pronat e të dyshuarve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark