![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar”, njoftoi PK-ja.
I dyshuari A.Kurtaj ka thënë se ndihet i pafajshëm për rastin që po ndërlidhet emri i tij.
Indeksonline ka kontaktuar me të, pak minuta para se t’i vetdorëzohet forcave të rendit.
I njëjti ishte në pritje të patrullës së Policisë në një vend në Prevallë.
“Qe veç erdhën”(policia v.j.), thotë ai.
Kujtojmë se, njëri nga të plagosurit i përket moshës 11-vjeçare. Ndërsa, tjetri është 31 vjeç.