Ky është i burgosuri që vdiq në Spitalin Rajonal të Pejës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i burgosuri që vdiq në Spitalin Rajonal të Pejës

    Insajderi
    23 March 2024 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetsor i Burgjeve, ka njoftuar se sot rreth orës 14:00 në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë një i burgosuri.

    I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shendetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së.

    Sinjali mëson se viktima është Agim Jefkaj i cili po trajtohej në Spitalin Rajonal të Pejës dhe se kishte problem shëndetësore që nga arrestimit i tij.

    Siç thonë nga SHKK kohëve të fundit viktima ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali.

    Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark