Ky është i burgosuri shqiptar që i dha fund jetës në burgun italian - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i burgosuri shqiptar që i dha fund jetës në burgun italian

    Insajderi
    22 July 2024 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 48-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në qeli, ku ndodhej prej 27 majit.

    Sipas medieve italiane bëhet fjalë për Lulzim Mustën, i cili përfundoi në burg për tentativë vrasjeje.

    Musta goditi me thikë pronarin 66-vjeçar të Hotel Il Gallo në Castel San Pietro, ku shqiptari kishte punuar për një vit. Ish-punonjësi e goditi papritmas tetë herë me thikë. Më pas ai qëndroi në vend, duke pritur që të vinte policia për t’i vënë prangat, dhe deklaroi: “Më thanë ta bëj”.

    Kjo është vetëvrasja e 58-të e një të burgosuri që nga fillimi i vitit.

    Më 21 mars të kaluar, një e burgosur sllovake 55-vjeçare i dha fund jetës në Dozza duke thither gazin e bombolës së gatimit. Tre ditë më vonë, një grua tjetër që kishte tentuar të vetëvarej u shpëtua nga një oficer policie burgu dhe operatorë të tjerë parandaluan vetëvrasjen e një burri në fillim të majit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark