
Një person është arrestuar sot pasi ka kërcënuar me armë një grua në rrugën “Madeleine Albright” në Gjilan.
Bëhet fjalë për Besnik Durmishi, 38 vjeç, i cili sipas burimeve, i ka drejtuar armën një gruaje teksa kjo ndodhej në veturë pranë një marketi, duke e kërcënuar para se të largohej.
Sipas Sinjalit, ai është arrestuar në lokalin ku punon, ku edhe iu gjet arma e llojit TT kalibër 7.62 mm, një karikator i mbushur, si dhe 50 fishekë shtesë të vendosur në një pako. I dyshuari ka pranuar se armën dhe municionin i kishte blerë në mënyrë të paligjshme.
Durmishi është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij po zhvillohen hetime për “Kanosje” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”./Insajderi.org/