
Një person është arrestuar sot nga policia.
I njëjti u prangos në Fushë Kosovë dhe është i kërkuar nga drejtësia për një nga veprat penale më të rënda – “Dhunimi”.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë të ditur se më 31 korrik 2025, rreth orës 10:00, në rrugën “Shukrije Obërtinca”, është lokalizuar dhe arrestuar i dënuari Shenoll Shufta, rreth 46-vjeçar, shtetas i Kosovës.
Arrestimi u krye në kuadër të zbatimit të planit operativ “Realizimi i urdhëresave”, i cili po implementohet nga njësia e urdhëresave dhe njësia e inteligjencës në kuadër të Stacionit Policor në Fushë Kosovë.
I arrestuari ishte i dënuar me pesë vite burgim për veprën penale të dhunimit, ndërsa pas prangosjes, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit të shqiptuar nga gjykata.
Policia e Kosovës konfirmon se aksione të tilla do të intensifikohen për të sjellë para drejtësisë çdo person që i shmanget ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.