
Dy persona kanë mbetur të plagosur të dielën mbrëma në rrugën “Zahir Pajatizi”, në Podujevë.
Insajderi ka mësuar se personi që ka kryer plagosjen është Besim Hajdari. I njëjti ka vetëm tre muaj që është liruar nga burgu.
“Ka vetëm tre muaj që është liruar nga burgu, për tre muaj i ka plagosur tre persona”, i ka thënë thënë Insajderit burime të sigurta brenda Policisë.
Dyshohet se Burim Hajdari deri tani ka plagosur 6 persona, duke përfshirë edhe rastin sotshëm.
Hajdari, përveç dy personave që i ka lënë të plagosur sonte në Podujevë, ai kishte shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor në ikje e sipër.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin për plagosje me armë zjarri në rrugë “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur 2 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët detyrimisht i janë përgjigjur në mënyrën e njëjtë. Aktualisht hetuesit policor janë në kërkim të personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti./Insajderi.org
Lexo edhe: