Ky është i riu nga Prizreni që dyshohet se vrau vetën me "AK 47" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i riu nga Prizreni që dyshohet se vrau vetën me “AK 47”

    Insajderi
    10 January 2024 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se një 24 vjeçar është gjetur i vdekur në Prizren.

    Hetimet kanë nisur dhe sipas policisë bëhet fjalë për vetëvrasje duke përdorur armën “AK 47”.

    Në rrjete sociale, familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri është Durim Kastrati.

    Ndërkohë, Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë dhe po merren me ndriçimin e këtij rasti.

    “Dyshimet e para janë se viktima ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën “AK 47”.“Me datë 10.01.2024, rreth orës 14:42 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast të dyshuar për vetëvrasje. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe dyshimet e para janë se viktima D.K., mashkull, 24- vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën “AK 47”. Është njoftuar prokurori kujdestar  dhe të gjitha njësitë dhe zyrtarët përgjegjës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”- ka njoftuar policia.

    /Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark