Ky është i riu që bëri vetëvrasje në Ulpianë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i riu që bëri vetëvrasje në Ulpianë

    Insajderi
    29 May 2025 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një trup i pajetë është gjetur në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Burimet e Insajderit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një person i gjinisë mashkullore, i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Sinjali mëson se bëhet fjalë për Gentrint Mushinca, i cili jetonte në një banesë me qira.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

    “Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë . Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark