Një person rreth moshës 20 vjeç ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në Prizren. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Arlind Kelmendi është personi që humbi jetën aksidentalisht në Prizren. Viktima ishte i shoqëruar me një mik.
Ai ishte bllokuar në veturë dhe u nxor n me ndihmën e Zjarrfikësve.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet tjera.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.