Armend Bilalli nga Peja, është viktima e aksidentit të së enjtes në mes të trenit dhe automjetit në Videjë të Klinës.
Prokuroria Themelore e Shtetit në Pejë, nëpërmjet zëdhënësit Shkodran Nikçi, është deklaruar për rastin.
“Me t’u raportuar rasti, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Urdhrin e kemi dërguar edhe verbal edhe me shkrim. Pasi që të përfundon autopsia, trupi do tu dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit”, deklaroi Nikqi.