
Ky është Gentjan Perjaku i riu që u qëllua me breshëri plumbash së bashku me babanë e tij Gentjan Perjakun mbrëmje e djeshme nga ish dhëndri i tyre, Besnik Pjetri nga fshati Troshan të Lezhës.
Viktimat jetonin në Itali prej 20 vitesh, ndërsa ishin kthyer në Lezhë vetëm një ditë më parë për pushime. Ndërsa autori Besnik Pjetri dhe vajza e familjes Përjaku, kishin 6 vite të divorcuar. Kjo ka qenë dhe zanafilla e konfliktit që çoi në vrasjen tragjike.
Autori dhe vajza e familjes Përnjaku kishin dy vajza së bashku. Por pas dhunës së ushtruar nga autori, ish gruaja e ka denoncuar ndërsa ka kërkuar dhe divorcin. 49 vjecari ka bërë 2 vjet burg ndërsa nuk ka pranuar as të divorcohej.
Pas 6 vitesh autori ka kërkuar të hakmerret ndaj familjes së ish gruas.
Krimi ndodhi tek dera e shtëpisë së familje Përjaku. Mësohet se autori duke përfituar nga errësira është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ndërkohë që dhe arma e krimit, kallashnikovi nuk është gjetur. Policia e ka shpallur në kërkim.