×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i riu shqiptar që u ekzekutua për një borxh prej 600 eurosh në Greqi

    Insajderi
    26 January 2021 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Greqi, pasi është qëlluar për vdekje me armë zjarri në kokë nga persona të paidentifikuar.

    Sipas mediave greke, i riu është identifikuar si Mario Metaj, 27-vjeç. Mësohet se viktima është vrarë në zonën e kryqëzimit “Kourtesis”, në Patras dhe dyshohet se është ekzekutuar nga një bandë rivale.

    Mediat greke bëjnë me dije se pas konfliktit, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve që ndodheshin në dy makinat e ndaluara në kryqëzim, kanë zbritur dhe në përleshje e sipër është qëlluar me armë zjarri i riu shqiptar.

    Ky i fundit dyshohet se është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme të kokës. Fillimisht i riu kishte pësuar vdekje klinike, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orët e vona të së hënës.

    Mediat greke shkruajnë se Mario Metaj njihej si një person tepër i dashur, me një shoqëri të zgjeruar. Mario, ka punuar për vite të tëra në hotele të ndryshme dhe ka qenë i apasionuar pas futbollit.

    Përplasja mes bandave në Greqi po bëhet problem për policinë greke. Para pak javësh në Athinë u vra shqiptari Edmond Llangozi, ndërsa në atentat mbetën të plagosur rëndë djemtë e tij, Mihal dhe Anxhelo Llangozi.

    Për këtë vrasje u tha se shkaku ishte një borxh financiar prej 600 eurosh që familja e të ndjerit i kishte autorit të dyshuar me origjinë shqiptare. /e.a/noa.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark