Ky është i vetmi shqiptar nga Mitrovica që u rezistoi serbëve edhe pas luftës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është i vetmi shqiptar nga Mitrovica që u rezistoi serbëve edhe pas luftës

    Insajderi
    01 January 2023 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kullat e Kadriajve në Mitrovicë, të cilat ngjajnë me kullat tradicionale janë simbol i rezistencës së shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut.
    Të ndërtuara në vitin 87 si dy shtëpi e që pas luftës u shndërruan në kulla, ato sot janë të hapura për vizitor sepse brenda tyre është hapur një ekspozitë me pikturat dëshmorit të ndjerë Kadri Kadiut dhe një Qendër e Kulturës.

    Atdhetari Ali Kadriu i cili është pronar i këtyre kullave, njihet si shqiptari i parë që rezistoi pengesave nga serbët për të ndërtuar shtëpinë në lagjen “Kroi i Vitakut”.

    I emocionuar e me lot në sy përkujton dëshmorët e rënë për atdheun.


    “Para lufte kemi pas provbleme, siguri skemi pas por jemi kon të bashkuar. I kemi kapecy ato futruna e sfida bashkarisht. Atdheu është I të gjithëve. E kemi obligim moral me e mbrojt gjakun e dëshmorëve dhe ne të gjallët duhet të qojmë amanitin e tyre. Ne nderojmë heronjët të cilët kanë ra për këtë tokë dhe ende nuk I kanë gjetur. Vështirë e ka prindi që 23 vjet mos me dit ku e ka fëmijën”, tha ai.

    Rezistenca ka qenë e vështirë thotë Kadriu. Por shprehet i zhgënjyer me qeveritë.

    Kadritu thotë se ka refuzuar shifra deri në 1 milionë euro për të mos i shitur kullat e tij

    Brenda këtyre kullave ndodhet edhe Galeria e piktorit dhe heroit Kadri Kadriu, i cili është quajtur edhe Vag Gogu Kosovar
    Vëllai i tij, Aliu është përkujdesur që pikturat e tij të sjellën në kullë dhe ka hapur ekspozitë për to.

    Përpos ekspozitës, në kullë është hapur edhe një Qendër e Kulturës me piktura nga një grup autorë të ndryshëm.

    Aliu, të cilin shumë media e gazeta e titulluan si “Aliu i pathyeshëm” dhe për rezistencën e tij pas luftës për të ndërtuar e ruajtur shtëpinë e tij, tani po merret edhe me punimin e disa skulpturave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark