Ky është inspektori që u arrestua për keqpërdorim të detyrës zyrtare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është inspektori që u arrestua për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Insajderi
    27 June 2023 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një inspektor të punës për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Gazeta Insajderi mëson se inspektori i arrestuar është Asllan Hajdini – Inspektor i Punës në Rajonin e Prishtinës.

    Sipas njoftimit të policisë – dyshohet se personi i lartcekur ka dal në vendin e ngjarjes, gjegjësisht në një vend punishte të një kompanie, në të cilën vend punishte ishte lënduar një punëtor i kësaj kompanie, duke marrë lëndime të rënda trupore dhe i njëjti (Inspektori i Punës A.H.) edhe pse ishte venë në dijeni edhe nga hetuesit policor se punëtori ishte lënduar në vendin e tij të punës, për çka kishte edhe dëshmi video-incizim dhe dëshmitar eventual, i dyshuari përkundër këtyre fakteve, përpilon “Raport Zyrtar” për Hetimin e Aksidentit, duke mos e paraqitur gjendjen faktike/reale në ketë raport, por ka potencuar se viktima ishte rrezuar në shtëpinë e tij, duke i bërë favor me këtë rast pronarit të kompanisë punë kryese.

    Lidhur me rastin është kuptuar edhe nga dëshmitë relevante të siguruara përgjatë veprimeve hetimore se viktima nuk ka pasur fare kontratë të punës, por kontrata e punës për viktimën është proceduar në ATK një ditë pasi që ka ndodh aksidenti/lëndimi në punë i viktimës.

    Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur me inicialët (A. H.), dyshohet se ka kryer veprën penale:

    •  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas kodit penal të RKS-së.

    Andaj, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, sot me datë 26.06.2023, i  dyshuari i lartcekur me iniciale është shoqëruar në polici, është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori kujdestar dërgohet në mbajtje prej 48 orëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark