Ky është ish- ushtari i UÇK-së që mbrëmë u plagos në uniformën e Policisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është ish- ushtari i UÇK-së që mbrëmë u plagos në uniformën e Policisë së Kosovës

    Insajderi
    03 July 2022 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë në qytetin e Skënderajt mbeten të plagosur dy policë të Kosovës.

     Enver Smakiqi dhe Mërgim Geci janë emrat e dy zyrtarëve policor që mbeten të plagosur mbrëmë rreth mesnatës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Smakiqi është polici i cili gjatë luftës kishte veshur edhe uniformën e UÇK-së, dhe ishte një ushtar i dallur me kontributin e tij.

    I dyshuar për rastin është ish-nënkryetari Nuredin Lushtaku  dhe disa familjarë të tij.

    Incidenti raportohet të ketë filluar mes dy djemve të tij nga Policia e Kosovës të cilëve i ishte shqiptuar një tiketë trafiku. Sherri kishte filluar me shfaqjen e ish-deputetit dhe dyshohet se të përfshirë në konflikt, ishin edhe të djemtë e tij.

    Policia e Kosovës bënë të ditur se njëri nga policët është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. “Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Deri tani dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim.

    Policia e Kosovës tashmë është vënë në lëvizje që të arrestohen të dyshuarit, të cilët kishin qëlluar me armë zjarri drejt zyrtarëve policorë, si dhe njëherësh, i kishin rrahur ata.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark