Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ka arrestuar ish-zyrtarin e Gjendjes Civile në komunën e Ferizajt, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Besim Xhakli për të cilin rëndon akuza; vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ai dyshohet se i njëjti duke keqpërdorur detyrën zyrtare, ka regjistruar një shtetas të Republikës së Turqisë në librat e gjendjes Civile me dokument të falsifikuar si shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim në Ferizaj.