Ky është kancelari që do të takohet me Putinin nesër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky është kancelari që do të takohet me Putinin nesër

    Insajderi
    10 April 2022 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e nesërme kancelari i Austrisë pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

    Ky takim vjen vijim të hapave të diskutimeve të liderëve perëndimorë me Putinin për të gjetur një zgjidhje për vendosjen e armëpushimit në territoret ukrainase.

    Si pjesë e bisedimeve maratonë, pas vizitës në Kiev kancelari austriak Carl Nehammer do të takohet me Vladimir Putin në Moskë të hënën.

    “Ai po shkon atje, pasi ka informuar paraprakisht Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky” për të inkurajuar dialogun e paqes midis Kievit dhe Moskës, tha një zëdhënës i labcelarit austriak.

    Të shtunën, Nehamer u nis për në Ukrainë për t’u takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev.

    Austria, e cila është në regjim neutralitetit dhe rrjedhimisht jashtë NATO-s, ofron ndihmë humanitare për Ukrainën, si dhe helmeta dhe jelek antiplumb për civilët, por jo armë.

    Konservatori Nehamer shprehet i emocionuar nga bisedat telefonike me Zelenskin dhe thotë se dëshiron të tregojë mbështetjen e tij për Ukrainën.

    Gjatë udhëtimit të tij në Ukarainë dje , kancelari austriak vizitoi Buchan, ku forcat pushtuese ruse ekzekutuan civilë trupat e të cilëve u lanë të hedhur nëpër rrugë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    17 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark