Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës

    Insajderi
    12 July 2025 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dardan Berisha ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Ai është nominuar nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Suharekë, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale.

    Berisha e cilësoi këtë nominim si një nder të jashtëzakonshëm dhe tha se Suhareka nuk është thjesht vendbanimi i tij, por “shtëpia e zemrës, e historisë dhe e shpresës për një të ardhme më të mirë”.

    “Nuk është e mjaftueshme të kemi ide të mira, mbi të gjitha duhet vullnet, guxim dhe përkushtim për t’i bërë ato realitet. Këtë përkushtim e kam dëshmuar çdo ditë të angazhimit tim,” shkroi ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Të nderuar qytetarë, të dashur bashkëvendas dhe miq të respektuar,
    Me propozimin e strukturave të PDK-së dega në Suharekë, nominohem kandidat për Kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
    Është një nderë i jashtëzakonshëm për mua të shpallë kandidaturën për Kryetar të Komunës së Suharekës, një vend që nuk është vetëm vendbanimi im, por edhe shtëpia e zemrës sime, e historisë, dhe e shpresës për një të ardhme më të mirë.
    Nuk është e mjaftueshme të kemi ide të mira, mbi të gjitha duhet vullnet, guxim dhe përkushtim për t’i bërë ato realitet.
    Këtë përkushtim e kam dëshmuar çdo ditë të angazhimit tim.
    Me respekt, Dardan Berisha..!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark