Njëri prej biznesmenëve më në emër në shtetin e Shqipërisë po kandidon në këto zgjedhje për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ai ka resortin me të bukur në jug të Shqipërisë La Luna Resort – në Ksamil.
Bëhet fjalë për biznesmenin Selver Xhelili nga qyteti i Gjilanit. Ai ka zgjedhur të jetë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Bizneset e tij familjare shtrihen edhe në anë tjera të Shqipërisë dhe Amerikë. Por, dashuria tij e përhershme mbetet Kosova, ku edhe i ka ambiciet politike e ekonomike.
“Unë kam bërë biznes në vende tjera por aktualisht ambiciet ekonomike edhe politike i kam në Kosovë”, tha Xhelili.
Ai thotë se vendi ka nevojë për reforma ekonomike dhe ato mund të diktohen përmes politikës.
“Andaj edhe jam futur në listën e një partie e cila besoj që mund ta bëjë Kosovën ma mirë dhe më të sigurt për investime. Bizneset kërkojnë siguri për investime dhe atë mund ta bëjmë bashkë me Kryeministrin Bedri Hamza”.
Selver Xhelili po kandidon për herë të parë në zgjedhjet për Kuvend të Kosovës me numër 83 në Partinë Demokratike.