Një kosovar me iniciale B.F dyshohet se ka kryer një krim makabër , duke e vrarë një shtetase të këtij vendi në Treviso.
Tashmë është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit për këtë krim, të cilin raportohet se e ndjera 26-vjeçare e kishte denoncuar në Polici për ndjekje ndaj saj.
“La Republica” ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe bëhet fjalë për Bujar Fandaj nga Kosova, sipas këtij mediumi.
Emri i viktimës është Vanessa Ballan dhe po priste fëmijën e saj të dytë.
Vrasja ka ndodhur në hyrje të shtëpisë së viktimës, teksa raportohet se viktima më parë e kishte denoncuar sulmuesin për ndjekje.
Raporti shpjegon se viktima ishte rrahur brutalisht, përfshirë edhe lëndime në duar që dëshmojnë përpjekjen e saj për t’u vetëmbrojtur.