Ky është kosovari që i 'shpëtoi' Serbisë në ditën kur dy të tjerë u arrestuan në Horgosht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Lajme

    Ky është kosovari që i ‘shpëtoi’ Serbisë në ditën kur dy të tjerë u arrestuan në Horgosht

    Insajderi
    19 August 2025 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditë më parë, Serbia ka arrestuar dy shtetas të Kosovës në pikëkalimin kufitar të Horgoshit, mes Serbisë dhe Hungarisë.

    Në njoftim për arrestimin e tyre thuhet se ata “dyshohen” që më 9 gusht 1999, në Rahovec, kanë qenë “bashkëkryes me disa anëtarë të UÇK-së” në kryerjen e krimeve ndaj popullatës civile serbe.

    Po atë ditë, avokati Gent Gjini ka bërë të ditur se për disa çaste ishte ndaluar edhe klienti i tij, Esat Rexhepi.

    Në një intervistë për Insajderin, ai ka dhënë detaje mbi mënyrën se si Rexhepi u maltretua nga patrulla serbe, si dhe se së bashku me një avokat nga Polonia, shtetas i këtij shteti, po përgatisin një padi ndaj Serbisë.

    Më poshtë gjendet edhe fotografia e dërguar nga avokati, ku shihet plaga ndaj tij.

    Për më tepër, ndiqni videon:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark