Ky është kushti i Fisnik Ismailit për t’u kthyer në Vetëvendosje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Ky është kushti i Fisnik Ismailit për t’u kthyer në Vetëvendosje

    Insajderi
    10 October 2019 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, dhe i PSD-së, Fisnik Ismaili po kërkon 10 mijë ‘like’ për t’u kthyer në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Ai përmes një shkrimi ka ironizuar, duke thënë se nëse bëhen këto ‘like’ në stausin e një mikut të tij që ka të njëjtën kërkesë për përdoruesit e Facebook, do të kthehej në VV, po me kusht që të reagojë publikisht, pas deklaratave të tilla si ajo e Salih Zybës për Shpend Ahmetin.

    “Nëse Nexhi i merr 10,000 llajka në postimin e tij, kthehem në Lëvizje, por me një kusht: sa herë bajnë Salih Zyba e do tjerë gjeste të ulëta që nuk i përkojnë një pushtetari, qoftë edhe jopublike (në ndoj mledhje, a najsen) unë me reague publikisht, edhe me i ba horë”, ka shkruar Ismaili.

    Kujtojmë që Ismaili ka lë të kuptohet se po largohet nga PSD-ja pasi nuk mori vota të mjaftueshme për deputet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark